Mirësevini në Universitetin e Camerinos!

 

 

Universiteti i Camerinos i themeluar në vitin 1336, përbëhet nga pesë shkolla: Arkitekturë, Farmaci, Jurisprudencë, Veterinari, Shkencë dhe Teknologji.

Universiteti UNICAM është i rrethuar nga natyra, historia dhe arti. Oferta jonë arsimore është projektuar dhe strukturuar në mënyrë që të gjithë studentëve të iu ofrohen shërbimet e nevojshme për t'ia kushtuar kohën e tyre studimit, në veçanti për studentët që regjistrohen në vitin e parë.

Ky institucion akademik është një vend i përsosur kushtuar "natyrës së vërtetë të studimit" me ambiente adekuate dhe raport profesor-student absolutisht konkurrues. UNICAM gjithashtu ofron zgjedhje të qëndrueshme të rezidencave dhe kolegjeve universitare, me mbi 800 shtretër dhe mensa me cilësi të shkëlqyer.

Disa nga tiparet e veçanta të Universitetit të Camerinos përfshijnë gjithashtu sistemin e cilësisë të çertifikuar ISO 9001:2000 për të gjitha aktivitetet dhe shërbimet e universitetit, aktivitetet sportive dhe kulturore, shërbimet e mësimit ndihmës, kurset e çertifikuara të gjuhës dhe praktikat për të gjithë studentët në kompanitë udhëheqëse, diploma master inovative, si dhe punësim për të diplomuarit.

Metodologjia e trajnimit e të gjitha kurseve tona integron kohën themelore të mësimdhënies teorike me futjen e hershme në realitetin profesional konkurrues dhe dinamik, me synimin për të bashkuar tre objektivat e trajnimit: kuriozitet, njohuri dhe aftësi praktike.